LAJMI I FUNDIT:

YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet!

YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet!

YouTube sot ka thënë se kompania më vonë gjatë këtij viti do të lëshojë edhe një shërbim të ri në kuadër të aplikacionit të saj për telefona të mençur, i cili do tu mundësojë përdoruesve që të shohin video edhe kur ata nuk janë të lidhur me internet.

Karakteristika e re e YouTube Offline do të lëshohet në aplikacionet mobile të YouTube gjatë muajit nëntor dhe do tu ofrojë përdoruesve të YouTube mënyra të reja shtesë për të arritur tek shikuesit e videove të tyre edhe kur ata janë offline.

Shërbimi i ri i YouTube, do t’i lejojë përdoruesit e saj që të shtojnë videot në pajisjet e tyre mobile për t’i parë shkurtimisht, edhe kur lidhja e internetit nuk është në dispozicion.

YouTube ka premtuar se më shumë detaje për mënyrën e përdorimit dhe realizimin e këtij shërbimi do të ofrojë gjatë prezantimit zyrtar, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor. / Telegrafi /