LAJMI I FUNDIT:

Bing prezanton dizajnin e ri të motorit të kërkimit

Bing prezanton dizajnin e ri të motorit të kërkimit

Microsoft ka njoftuar se i ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në motorin e saj të kërkimit, Bing.

Tani, përdoruesit e motorit të kërkimit të Microsoft do të kenë një dizajn të ri i cili është i fokusuar në thjeshtëinë dhe shpejtësinë e përdorimit nga njerëzit, ndërsa qëllimi i përgjithshëm ka qenë që përvoja e kërkimit në faqe të jetë më e mirë.

Me sa duket, Microsoft ka bërë shumë hulumtime të preferencave të përdoruesve të saj për të arritur deri tek pamja e ndërfaqes së re të motorit të saj të kërkimit, pasi që në të tani kanë ndryshuar mjaft specifika të cilat përfshijnë logon, ngjyrat, fontet, zbrazëtirat në faqe, shiriti i kërkimit dhe shumëçka tjetër.

Nëse e vitizoni faqen Bing.com/new ju do të mund ta shihni faqen e re të Bing ende pa u lansuar zyrtarisht. / Telegrafi /