LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton funksionin Sign In, për qasje në ueb, iOS dhe Android

Google prezanton funksionin Sign In, për qasje në ueb, iOS dhe Android

Kohëve të fundit në internet, duket se secili shërbim dhe aplikacion online dëshiron të dhënat tuaja nga llogaria e Twitter apo Facebook. Dhe në këtë mes, as Google nuk bën përjashtim.

Kjo, pasi sot gjatë ditës gjiganti amerikan i teknologjisë, Google, përkatësisht rrjeti i saj social, Google+ ka shtuar funksionin Sign In, me të cilin mundëson qasjen në aplikacionet jashtë Google, duke përdorur kredencialet aktuale brenda shërbimeve të saj si Gmail dhe YouTube.

Google ka premtuar se funksioni Sign In do të jetë në dispozicion për sistemet më të mëdha operative mobile si iOS dhe Android.


Para përdorimit të Sign In, përdoruesit gjithashtu mund të vendosin se cilat informacione duan t’i ndajnë për qasje në funksionin e Google. / Telegrafi /