LAJMI I FUNDIT:

SHBA: S’ka Facebook për vozitësit!

SHBA: S’ka Facebook për vozitësit!

Departamenti Amerikan i Transportit dëshiron të ndalojë përdorimin e Facebook nga shoferët.

Sekretari amerikan i transportit Ray LaHood ka kërkuar nga prodhuesit e makinave që të ri-dizajnojnë pajisjet që aktualisht lejojnë shoferët për të hyrë në rrjetet sociale, sepse kjo gjë i huton vozitësit e makinave.

Kërkesa e departamentit amerikan është që pajisjet të cilat mundësojnë qasjen në rrjetet sociale të mos funksionojnë ndërsa një makinë është duke lëvizur, thuhet sipas raportit të fundit nga Bloomberg.

Në një sërë rregullash jo-detyruese, ose vullnetare, të lëshuara sot, agjencia gjithashtu ka bërë thirrje për të krijuar pajisje që pamundësojnë dërgimin e SMS-ve manuale, shfletimin e internetit apo shtypjen e numrave 10-shifror, përveç nëse një makinë është e parkuar. / Telegrafi /