LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania bashkëpunojnë për krijimin e rrjetit 5G

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania bashkëpunojnë për krijimin e rrjetit 5G

Mbretëria e Bashkuar do të punojë me Gjermaninë për të krijuar gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së komunikimit wireless, njoftoi sot Kryeministri britanik David Cameron në konferencën e madhe të CeBIT në Gjermani.

Të dy vendet do të bashkëpunojnë për krijimin e lidhjeve në 5G, me anë të së cilës Cameron shpreson se mund të shkurtohet koha e nevojshme për shkarkimin e një fajlli me 800MB nga 40 sekonda sa nevojiten në 4G, në vetëm një sekondë.

Universiteti i Drezdenit në Gjermani, King’s College e Londrës dhe Universiteti i Surrey në Britani të Madhe do të punojnë së bashku në zhvillimin e lidhjes me shpejtësi të lartë, njofton Cameron.

Kur kjo iniciativë kombinohet me lirimin e spektrit të pashfrytëzuar në Mbretërinë e Bashkuar, Cameron vlerëson kjo mund t’i rrisë përfitimet ekonomike të vendit nga 83 miliardë dollarë sa vlerësohet të jenë sot, në 166 miliardë dollarë deri në vitin 2025, raporton gazeta britanike Guardian. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Prezantohet Sony PlayStation 5 Pro

Prezantohet Sony PlayStation 5 Pro

Lojëra
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori