LAJMI I FUNDIT:

Shitje rekorde nga telefonat mobil për Black Friday!

Shitje rekorde nga telefonat mobil për Black Friday!

Adobe ka lëshuar të dhënat e saj vjetore për shitjet online të realizura në ditën më të madhe tregtare të vitit, të “premten e zezë” (Black Friday) dhe Ditën e Falenderimeve, duke treguar se këtë vit kishte rritje rekorde në shitjet online nga pajisjet mobile.

Në përgjithësi këtë vit janë realizuar më pak shitje nga tabletët, ndërsa telefonat mobil kanë gjeneruar një pjesë rekorde të shitjeve.

“Ndërsa shitjet online të bëra nga pajisjet mobile panë një rritje të fortë dhe morrën 34 të shitjeve, roli i tabletëve në këtë aspekt ka vazhduar të bjerë. Tabletër morrën 15 për qind të shitjeve të premten e zezë, një vit rënie nga 2 për qind në vit”.

iPhone dhe iPad kanë vazhduar të marrin shumicën e shitjeve mobile me 67 dhe 84 për qind respektivisht.


Në të gjithë totalin, shitjet nga pajisjet mobile kanë gjeneruar 583 milionë dollar në të premten e zezë dhe 639 milionë dollarë në Ditën e Falenderimeve.

Për më shumë, vizitat nga pajisjet mobile i kanë tejkaluar vizita nga kompjuterët desktop për herë të parë, me një pjesëmarrje prej 57 për qind, që çuan 37 për qind të shitjeve faktike në internet në atë ditë. Në këto statistika, telefonat Android gjeneruan 33 për qind të shitjeve. (Telegrafi)