LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh gjitha detajet për Galaxy A7

Merren vesh gjitha detajet për Galaxy A7

Gjenerata e re e telefonit të Samsung, Galaxy A7 e cila javën e kaluar u certifikua për Bluetooth së fundmi është paraqitur në faqen e famshme të krahasimeve të pajisjeve – AnTuTu.

Modeli më i ri i telefonit të Samsung, Galaxy A7 tashmë e ka marrë edhe certifikimin nga autoriteti më i lartë kinez TENAA, nga i cili janë zbuluar disa detaje të telefonit.

Pajisja me numrin serik SM-A7100, përkatësisht Galaxy A7 besohet se do të sjell procesorin octa-core 1.7GHz CPU, në ekranin me 5.5” (1920×1080 piksel), dhe cilësinë e ekranit OLED.

Telefoni i ri i kompanisë jugkoreane për të cilin është thënë se do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm do të sjell edhe 3GB RAM, për dallim nga 2GB në Galaxy A7 – modeli paraprak, si dhe memorien e brendshme me 16GB, e cila mund të zgjerohet.


Sa i përket kamerave, Galaxy A7 thuhet se do të sjell kamerën kryesore me 8MP ose 13MP, si dhe kamerën e përparme me 5MP. Pesha e telefonit do të jetë 155 gram në dimensionet prej 151.5 × 73.95 × 6.95 mm.

Galaxy A7 (2016) do të bazohet në Android 5.1.1 Lollipop, ndërsa telefoni do të jetë në dispozicion edhe në ngjyrën e artë. (Telegrafi)