LAJMI I FUNDIT:

Mbi 101 milionë iPhone janë në përdorim në SHBA

Mbi 101 milionë iPhone janë në përdorim në SHBA

Sondazhi i kryer në shtator nga Consumer Intelligence Research Partners (CIRP) prej 500 konsumatorëve të Apple në SHBA ka gjetur se 101 milionë iPhone janë aktualisht në përdorim në këtë vend.

Pothuajse dy të tretat e këtyre modeleve të telefonave të Apple janë iPhone 6 ose më të rinj, ndërsa përdorimi i iPhone pothuajse është dyfishuar në dy vjet nga fillimi i vitit 2013.

iPhone 6 dhe 6 Plus janë modelet më popullore të iPhone, që u lansuar në shtator të vitit 2014 me mbi 60 milionë njësi të shitura, dy here më shumë sesa shitjet e iPhone 5S të realizuara një vit më parë.

Shifrat e ulëta të shitjeve të iPhone 6s / 6s Plus në fundjavën e parë pa dyshim se janë rritur shumë më shumë tani, dhe me siguri se përfshihën në totalin e përgjithshëm.


Gjetjet e CIRP sugjerojnë se iPhone "PLUS" është paguar mirë për Apple, dhe tani përbëjnë një copë të madhe të shitjeve të iPhone në Shtetet e Bashkuara.

Por gjetjet tregojnë gjithashtu se shkalla e adoptimit për iPhone është ngadalësuar, dhe tregon se tregu në SHBA po maturohet. (Telegrafi)