LAJMI I FUNDIT:

One X9, “bisha” që po përgatit HTC

One X9, “bisha” që po përgatit HTC

Modeli i ri i telefonit të HTC, One X9 thuhet se do të vijë me karakteristika të jashtëzakonshme, dhe do ta bëjë paraardhësin e tij, A9 të duket një telefon shumë i thjeshtë.

Sipas burimeve të shumta thuhet se One X9 do të sjell ekranin me 5” në Quad HD (2,560 x 1,440 piksel) si dhe versionin e ri të procesorit të Qualcomm, Snapdragon 820 apo atë të MediaTek Helio X20 me 4GB RAM.

Kamera e pasme e telefonit thuhet se do të ofrojë 23MP me 4 Ultrapixel, si dhe baterinë me 3,500 mAh.

Memoria e brendshme për ruajtjen e të dhënave supozohet se do të jetë gjithashtu shumë e avancuar me 128GB bashkë me dëgjueset e Boomsound Stereo.


HTC One X9 besohet se do t’i kushtohet tregjeve perendimore, ndërsa edhe kostoja e tij do të jetë e përballueshme dhe e lirë për specifikat që do t’i ofrojë, sepse e njëjta thuhet se do të sillet rreth 470 dollarë. (Telegrafi)