LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry zyrtarizon Priv

BlackBerry zyrtarizon Priv

BlackBerry përfundimisht e ka lansuar modelin e saj të parë që bazohet në sistemin operativ Android.

Kjo është një qasje e re për kompaninë kanadeze e cila ka luftuar për një kohë të gjatë dhe pothuajse ka dështuar t’i tërheqë klientët drejt sistemit të vet operativ, BB10.

BlackBerry tha se pajisja e saj e re, Priv, është projektuar për tu ofruar klientëve të Android karakteristika dhe përmirësime të sigurisë, për dallim prej modeleve të tjera në Android.

Analistët kanë thënë se rritja e sigurisë në Android është shumë e mirë, por që BlackBerry është vonuar shumë në lansimin e këtij modeli, i cili është edhe i shtrenjtë, raporton BBC. (Telegrafi)