LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të braktisë prodhimin e telefonave, brenda 5 vitesh!?

Samsung do të braktisë prodhimin e telefonave, brenda 5 vitesh!?

Analisti i tregut, Ben Bajarin ka thënë se Samsung do ta braktisë industrinë e telefonave mobil brenda 5 viteve të ardhshme, duke cituar dilemën që e ka prodhueis jugkorean i cili po humb treg nga rivalët që po arrijnë të prodhojnë modele të ngjashme të telefonave për kosto shumë më të lirë.

Është e vështirë të shihet se si një lojtar kaq dominues (me një dallim të madh edhe me pjesëmarrje në treg) do ta braktiste tregun, ndërsa rivalët e saj po marrin treg, dhe shitjet e saj janë duke u goditur nga kompani të tilla si Xiaomi.

Por i njëjti fat me sa duket se nuk do ta afektojë kompaninë Apple. Kjo pasi që Apple ka qenë një novator që në fillim të tregut dhe nuk është në rrezik për të pësuar ndonjë rrëshqitje nga tregu në pesë vitet e ardhshme, deklarojnë analistët.

Në mesin e tyre, Bajarin thotë se Apple është unike për shkak se ajo është prodhuesi i vetëm në platformën e saj, kështu që nuk duhet të luftoj me rivalët që krijojnë telefona më të lirë në platformën e ngjashme.