LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbret çmimet e Lumia 950 dhe 950 XL

Microsoft zbret çmimet e Lumia 950 dhe 950 XL

Pasi Microsoft ka liruar çmimet e Lumia 950 dhe 950 XL në Mbretërinë e Bashkuar, pajisjet e reja të kompanisë janë liruar gjithashtu edhe në tregjet tjera evropiane sikurse në Francë, ku Amazon është duke e shitur variantin me ngjyrë të zezë të Lumia 950 për 563 euro dhe Lumia 950 XL për 649 euro.

Më herët gjiganti i tregtisë elektronike i shiste këto modele për 599 dhe 699 euro, respektivisht.

Megjithatë, të dyja modelet e telefonave të Microsoft ende janë në shitje me para-porosi dhe ende nuk dihet se kur do të dalin të njëjtit në shitje në këto vende, edhe pse data zyrtare është 3 dhjetori. (Telegrafi)