LAJMI I FUNDIT:

SHBA: 68% e të rrituve posedojnë telefon të mençur

SHBA: 68% e të rrituve posedojnë telefon të mençur

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Pew Research Center thuhet se 68 për qind e të rriturve në SHBA posedojnë një telefon të mençur mobil, që paraqet një rritje prej gati 100 për qind që nga viti 2011, kur vetëm 35 për qind e të rriturve në SHBA kishin në pronësi të tyre një pajisje të tillë mobile.

Dhe ndërsa shkalla e lartë e përdorimit të telefonave të mençur është rritur në llogari të pajisjeve tjera elektronike, raporti thotë se "shkalla e aproviit të disa pajisjeve tjera digjitale është ngadalësuar dhe madje edhe ka rënë në vitet e fundit."

Gjeneratat e reja i janë bashkangjitur veçanërisht modeleve të tyre të iPhone dhe Android, me 86 përqind të individëve mes moshës 18 dhe 29 që deklarojnë veten pronarë të një pajisje të tillë.

Tetëdhjetë e tre për qind e atyre të moshës 30-49 deklarojnë se kanë një telefon të mençur mobil.


Sot, sipas raportit të fundit, thuhet se 92 për qind e të rriturve amerikanë zotërojnë një telefon mobil (i cili mund edhe mos të jetë i mençur), duke i bërë këto si pajisjet më të njohura në dispozicion.