LAJMI I FUNDIT:

Samsung i kthehet fitimeve përkohësisht

Samsung i kthehet fitimeve përkohësisht

Samsung ka raportuar rezultate më të mira financiare sesa që ajo I ka pritur, duke arritur në 6.4 miliardë dollarë për tremujorin e tretë, dhe duke u kthyer në profitin e saj të pritur që një kohë të gjatë.

Megjithatë, edhe pse Samsung ka raportuar rritje të shitjeve për Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+, kjo gjë mësohet se ka ndodhur vetëm pasi kompania i ka ulur çmimet e këtyre modeleve të telefonave të saj.

Por sërish Samsung e ka pranuar se rritja e shitjeve të telefonave të saj do të jetë më e ngadalshme sesa ajo e viteve të kaluara, ndërsa kompania beson se do të rritet me numra pas lansimit të Galaxy S7 që do të vijë në janar, si dhe përmes Samsung Pay – sistemit të saj të ri të pagesave. (Telegrafi)