LAJMI I FUNDIT:

Huawei afër rekordit prej 100 milionë telefonave të shitur për një vit

Huawei afër rekordit prej 100 milionë telefonave të shitur për një vit

Gjiganti kinez Huawei njoftoi se ka shitur 27.4 milionë telefona të mençur në tremujorin e tretë, një rritje prej 63 për qind nga viti në vit.

Huawei tha se ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj të shitjes së mbi 100 milionë njësive të telefonave të saj të mençur këtë vit.

Rritja në tremujorin e tretë ishte veçanërisht e fortë jashtë Kinës, tregut të saj të origjinës, me dërgesat në rritje deri në 98 për qind në Evropë dhe 70 për qind më të larta në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Kompania tha se tani është në mesin e tre prodhuesve më të mëdhenj në Australi, Belgjikë, Itali, Portugali, Spanjë, Zvicër dhe Zelandë të Re.


Në Kinë, kompania raportoi një rritje vjetore në dërgesa me 81 për qind për T3, shifra këto që e kanë ndihmuar kompaninë të marrë vendin e parë në tregun më të madh aziatik. (Telegrafi)