LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi nuk është më i pari në Kinë

Xiaomi nuk është më i pari në Kinë

Xiaomi është njëra ndër kompanitë e shumta e cila po synon të garojë me Apple. Por një raport i ri medial sugjeron se kompania kineze nuk e ka më epitetin e liderit në Kinë, sa i përket telefonave mobil.

Sipas firmës së hulumtimeve, Canalys, thuhet se rivali tjetër kinez Huawei për të parën herë e ka kaluar kompaninë Xiaomi me shitjet e telefonave mobil dhe e ka marrë vendin e parë me 81% rritje nga viti në vit.

Me rritjen e Huawei në Kinë, dhe me më pak kërkesë për linjën e telefonave Mi, Xiaomi ka hasur në vështirësitë e para në tregun kinez.

Por konkurrencës së fortë në Kinë i janë shtuar edhe dy markat e njohura botërore, sikurse Apple dhe Samsung, të cilat kanë marrë pjesë të tregut nga Xiaomi, e cila synon që këtë vit ta mbyll me 80 milionë njësi të telefonave të shitur. (Telegrafi)