LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton One A9 – versionin e saj të iPhone!

HTC prezanton One A9 – versionin e saj të iPhone!

HTC ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të avancuar, përkatësisht modelin HTC One A9, i cili do të bazohet në versionin e fundit të sistemit operativ Android.

Por a është ky model i ri i telefonit një kopje e modelit më të famshëm të telefonit në botë – iPhone?

Me çmim prej vetëm 399 dollarëve, HTC One A9 duket shumë i ngjashëm me iPhone 6 / 6S, duke marrë pamje shumë të ngjashme me telefonat më të fundit të Apple.

One A9 ka ekranin e lakuar me diagonalen prej 5-inç, i cili duket mjaft ngjashëm sikurse iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.


Më pas, telefoni i HTC-së ka huazuar nga iPhone edhe mënyrën e vendosjes së antenës dhe kamerës së pasme.

Trupi prej alumini vjen në ngjyra të cilat janë të ngjashme me ngjyrat e ofruara në iPhone. (Telegrafi)