LAJMI I FUNDIT:

Koncept: A do të duket kështu Galaxy S7?

Koncept: A do të duket kështu Galaxy S7?

Samsung më herët gjatë këtij viti i pati befasuar të gjithë për të mirë me modelet e saj të telefonave, kur kishte prezantuar modelet e reja me dizajn të jashtëzakonshëm, përkatësisht Galaxy S6 Edge.

A mund të pritet i njëjti hap nga Samsung edhe për Galaxy S7?

Ekipi i 3dFuture ka përdorur patentat e Samsung për të krijuar një koncept prototip të Galaxy S7, me ekran të lakuar, i cili lakohet në pjesën e poshtme dhe të lartën, e jo anash.

Kjo qasje e dizajnit do t’ia mundësonte Samsung që të lejoj vendosjen e pullave kryesore anash, edhepse nuk dihet se sa praktike do të dukej në sytë e konsumatorit, një model i tillë.