LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus edhe në 40 shtete të reja

iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus edhe në 40 shtete të reja

Apple po vazhdon t’i shpërndajë modelet e reja të telefonave të saj iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus nëpër botë, dhe tani telefonat më të famshëm në botë do të jenë në dispozicion edhe në 40 shtete të reja.

Që nga sot, fansat e modeleve të reja të iPhone mund ta marrin modelin e fundit të telefonit të Apple në shtetet sikurse Andorra, Austria, Belgjika, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Maldivet, Meksika, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Tajvani.

Apple do të nisë modelet e reja të iPhone që nga nesër edhe në Bahrejn, Jordani, Kuvajt, Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pritjet janë që në Kosovë, operatori mobil IPKO ta ofrojë atë të kombinuar me ndonjërën nga pakot e saj, sepse IPKO ka deklaruar më herët se do të jetë operatori ekskluziv i iPhone nga Apple.


Pajisjet e reja mobile të Apple gjithashtu do të jenë në dispozicion në më shumë vende më 16 tetor, duke përfshirë edhe shtetet si India, Turqia dhe Malajzia. (Telegrafi)