LAJMI I FUNDIT:

Microsoft prezanton edhe Lumia 550

Microsoft prezanton edhe Lumia 550

Microsoft prezantoi tre modele të reja të telefonave që bazohen në Windows 10, përkatësisht modelet Lumia 950, Lumia 950 XL dhe Microsoft Lumia 550.

Lumia 550 është një model i lirë me ekranin prej 4.7” me ekranin HD me rezolucion prej 1280 x 720 piksel.

Telefoni është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 210 dhe vjen me 1GB RAM, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me 8GB dhe portin për microSD.

Microsoft Lumia 550 e ka kamerën e përparme me 2 mega-piksel dhe në anën e pasme e ka kamerën me 5 mega-piksel, si dhe baterinë me 2100 mAh.


Telefoni do të dal në shitje muajin e ardhshëm dhe do të shitet për 139 dollarë pa kontratë. (Telegrafi)