LAJMI I FUNDIT:

Apple zvogëlon aplikacionet, për të liruar hapësirën e iPhone

Apple zvogëlon aplikacionet, për të liruar hapësirën e iPhone

Pas tërbimit ndaj lajmit se Apple do të lansojë një version të ri 16GB të iPhone, vjen informata se kompania ka lansuar një tipar të ri, i cili i bën aplikacionet më të lehta, kështu që liron hapësirën e paisjes suaj iPhone, variantit me 16GB.

Ky tipar quhet App Thinning, dhe vjen si përtrirje me versionin iOS 9.0.2, gjë që bën aplikacionet tuaja më të lehta në hapësirë.
Megjithatë, përditësimi nuk do të ndodh automatikisht, pasi programerët në iOS do të punojnë mekanikisht në zvogëlimin e aplikacioneve, raporton t3.com.

Për më shumë, këta zhvillues të tiparit të ri nga Apple, do t’ua mundësojnë përdoruesve të aplikacioneve të hapin formën e thjeshtë të aplikacionit, duke u mundësuar edhe shkarkimin e elementeve shtesë që i nevojitën një përdoruesi të caktuar.

Ky hap nga Apple mund të shihet edhe si shenjë që Apple ështe duke menduar largimin e versionit 16GB nga linja e produkteve të saj, në një të ardhme të afërt. (Telegrafi)