LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi nga Gjilani, shpikës i “Squares on Line”

Djaloshi nga Gjilani, shpikës i “Squares on Line”

Ndonëse është vetëm nxënës i Medresesë së Gjilanit, Emin Emini ka krijuar një lojë për telefonat e mençur, e cila quhet “Squares on Line”.

Emini ka thënë për Telegrafin se pas lansimit të sistemit operativ më të ri nga Apple iOS 9, kanë ardhur edhe shumë aplikacione nga më të ndryshmet – e nga më të përdorurat janë lojërat.

Sipas tij, ndërtimi i lojës ka zgjatur gjithsej 2 muaj (me ndërprerje).

Në javën e parë, sipas tij, është punuar rreth dukjes se lojës, logos dhe gjithçka rreth saj. Kurse në periudhën tjetër kohore (1 muaj e 3 javë) janë bërë vetëm përmirësimet.


“Loja përbëhet nga një vijë horizontale ku në qendër gjendet një katror ngjyrë blu, ku luan rol të rëndësishëm dhe disa blloqe me ngjyrë të kuqe. Katrori blu dhe blloqe të kuqe lëvizin në vijën horizontale, ku katrori blu duhet t’i shmang blloqet duke klikuar në ekranin e telefonit (touch). Kështu fitohen poenët. Në këtë garë përfshihen lojtarë nga vende të ndryshme, për të fituar poenë sa më shumë dhe të renditen në vendin e parë. Kjo bëhet përmes programit të Apple "Game Center" (Qendra e Lojërave), po nëse katrori godet bllokun, loja përfundon dhe mund ta ripërsëritni atë sa herë të doni. /Telegrafi/