LAJMI I FUNDIT:

Vibe S1, telefoni me dy kamera për selfie

Vibe S1, telefoni me dy kamera për selfie

Lenovo së fundi ka njoftuar për lansimin e telefonit të saj me ekranin prej 5”, përkatësisht modelit Lenovo Vibe S1.

Ky është një variant i veçantë i telefonit me dy kamera të përparme dhe një trup të lakuar të mbështjellur nga xhami dhe dizajn atraktiv edhe nga prapa.

Vibe S1 karakterizohet për nga dy kamerat që mundësojnë shkrepjen e fotove të stilit selfie – përkatësisht kamera kryesore me 8MP për fotot e mprehta dhe një kamerë tjetër të përparme me 2MP që analizon thellësinë e informacionit në terren për të replikuar vizion binokular njerëzor.

Këto dy kamera digjitale punojnë së bashku për të dhënë një numër të mundësive të reja që i japin selfieve një kthesë të madhe kreative.


Dizajnerët e Vibe S1 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çdo detaji. Me profilin e e hollë prej vetëm 7.8mm dhe peshën me vetëm 132g, telefoni është e projektuar për tu përshtatur në dorën e përdoruesit.

Mundësuar nga një processor 64-bit MediaTek Octa-Core me 3GB RAM, Vibe S1 është i aftë të kryejë çdo detyrë. Me 160GB memorie, telefoni me Dual Selfie lehtë mund të strehojë rreth 40.000 fotografi. Sistemi operativ i Vibe S1 është Android 5.0 Lollipop.