LAJMI I FUNDIT:

Honor 4C Plus vjen më 14 shtator

Honor 4C Plus vjen më 14 shtator

Huawei është bërë gati për versionin e ri të modelit të saj të telefonit - Honor 4C, si pasardhës të modelit fillestar të cilin e kishte lansuar në prill të këtij viti.

I quajtur Honor 4C Plus, telefoni do të sjell 16GB memorie të brendshme, e cila është sasi dy herë më e madhe sesa ajo që modeli aktual i Honor 4C ofron.

Aktualisht nuk dihet nëse Honor 4C Plus do të vijë me çfarëdo ndryshimi tjetër. Pra, duke supozuar se pjesa tjetër e specifikave mbetet e njëjtë sikurse në modelin paraprak të 4C, i bie që telefoni do të mbështetet nga procesori Kirin 620 KOS me octa-core 1.2 GHz CPU, ekrani me diagonalen prej 5.0 inç dhe rezolucioni 720 x 1280 pixels.

Honor 4C Plus do të vijë gjithashtu edhe me 2GB RAM, dhe një bateri që ofron 2550 mAh. Kamera e pasme do të shfaqet me 13MP, ndërsa ajo në pjesën e përparme me 8MP. Honor 4C Plus do të bazohet në Android Kitkat dhe ndërfaqen e kompanisë UI Emotion, por edhe varianti origjinal me Lollipop do të ofrohet si një mundësi.


Çmimi i telefonit do të zbulohet më 14 shtator, dhe i njëjti do të dalë në shitje ditën e ardhshme gjegjësisht më 15 shtator. (Telegrafi)