LAJMI I FUNDIT:

Lollipop tani në 21 për qind të pajisjeve Android

Lollipop tani në 21 për qind të pajisjeve Android

Google e ka lëshuar edhe një herë raportin e saj më të ri mbi numrat shpërndarjes për çdo version të Android, dhe në këtë raport shihet se Lollipop bërë një kërcim prej rreth 3 për qind.

Shifrat e reja tregojnë se Lollipop është i instaluar në 21 për qind të pajisjeve aktive Android, duke e bërë të kërcejë nga 18.1 për qind sa ishte në muajin e kaluar.

Kitkat mori një rritje të vogël, përsëri deri në 39.2 për qind sikurse ishte në qershor, dhe Jelly Bean është ulur në 31.8 për qind nga 33.6 sa ishte në muajin gusht.

Sa për pjesën tjetër, Ice Cream Sandwich ulet në 3.7 për qind, nga 4.1, Gingerbread ka rënë përsëri deri në 4.1, dhe më në fund Froyo është në 0.2 për qind, nga 0.3. (Telegrafi)