LAJMI I FUNDIT:

LG Nexus 5 sërish shfaqet online

LG Nexus 5 sërish shfaqet online

Dje gjatë ditës ka rrjedhur në fotografi online e LG Nexus 5, në të cilën shihet pjesa e pasme e telefonit dhe e cila jep një pamje të qartë të pajisjes së re mobile të krijuar nga Google dhe LG.

Në ndërkohë është thënë se LG Nexus 5 do të fillojë shitjet me para-porosi prej datës 13 tetor, dhe bashkë me të do të vijë edhe modeli tjetër i krijuar nga Huawei – Nexus 6.

Nexus 5 do të jetë modeli i parë i telefonit që do ta përdor versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android 6.0 Marshmallow.

Telefoni do të vijë në Full HD me 1920 x 1080 piksel dhe madhësi të ekranit prej 5.2 inç.