Modelet e ardhshme të telefonave nga Microsoft, përkatësisht versionet më të avancuara të telefonave të kompanisë amerikane do të quhen Lumia 950 dhe Lumia 950 XL, thuhet sipas @evleaks.
Llogaria e famshme e Evan Blass, i njohur si @ evleaks në Twitter, ka cicëruar duke thënë se modelet e reja të avancuara nga Microsoft do të referohen nga numri 950, jo 940 siç ishte më parë.
Blass ka një reputacion të gjatë e dhënies së informacioneve të sakta bashkë me fotografitë e pajisjeve të reja mobile dhe pamjet e ardhshme zyrtare të tyre, në mesin e të cilave kanë qenë edhe modelet e reja të Microsoft dhe Nokia.
Modelet e reja që më parë sugjerohej se do të quhen "Cityman" adhe "Talkman," do të jenë modele të avancuara të telefonave të Microsoft në Windows 10.
Lumia 950 do të vijë me ekranin prej 5.2”, ndërsa 950 XL do ta ofrojë ekranin më të madh me 5.7” si dhe rezolucionin prej 1440×2560 pikselëve që do të jetë i ngjashëm për të dyja modelet.
Modeli më i vogël i telefonit të Microsoft thuhet se do të ofrojë procesorin me 6-core Qualcomm Snapdragon 808, ndërsa versioni tjetër besohet se do të ofrojë 8-core Snapdragon 810.
Të dy modelet besohet se do të vijnë me 3GB RAM, 32GB memorie, kamerën kryesore me 20MP si dhe atë të përparmen me 5MP. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë