LAJMI I FUNDIT:

Lenovo Vibe P1 vjen muajin e ardhshëm

Lenovo Vibe P1 vjen muajin e ardhshëm

Disa foto të reja janë lëshuar në internet ku shihet modeli i ri nga Lenovo, Vibe P1, që pritet të prezantohet në konferencën teknologjike të muajit të ardhshëm, IFA 2015.

Lenovo P1 pritet të ketë bateri masive prej 5000 mAh dhe ekran të madhësisë 5.5”.

Ekrani pritet të jetë i pajisur me rezolucion prej 1920×1080 pikselësh në Full HD.

Vibe P1 pritet të jetë poashtu i pajisur me procesorin Qualcomm Snapdragon 615, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë të brendshme prej 16GB.


Specifikat tjera të Lenovo Vibe P1 pritet të përfshijnë edhe kamerën frontale prej 5MP, kamerën kryesore prej 13MP dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop. (Telegrafi)