LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotografitë: HTC i ri që ngjason shumë me iPhone 6 (Foto)

Rrjedhin fotografitë: HTC i ri që ngjason shumë me iPhone 6 (Foto)

Në shikim të parë, duket sikur po shihni dy iPhone 6 ngjyrë ari. Por, pajisja që ndodhet në anën e majtë, pretendohet të jetë telefoni më i ri nga HTC.

Siç shihet në fotografi, telefoni që pritet të quhet HTC Aero, ka skaje dhe antena plastike me ngjyrë të bardhë, sikurse pajisja e fundit nga Apple, transmeton Telegrafi.

Sipas Android Central, ky telefon do të ketë “MediaTec deca-core Helio X20 SoC , ekran 5.2-inch, 4GB RAM dhe 3.500mAh bateri”.

Gjithnjë sipas thashethemeve, kjo pajisje do të paraqitet si HTC a9 dhe do të ketë xham të lakuar, si dhe mbështjellës nga metali.


Pajisja do të jetë e në dispozicion me ngjyrë ari dhe gri mbyllët. Sipas burimit të paidentifikuar, kjo është pjesa e përparme e telefonit. /Telegrafi/