LAJMI I FUNDIT:

Huawei Honor 7 pritet të kushtojë rreth 200 funta

Huawei Honor 7 pritet të kushtojë rreth 200 funta

Huawei pritet ta lansojë Honor 7 në Mbretërinë e Bashkuar më 27 gusht, në një konferencë për media të cilën do ta mabjë në Londër.

Detajet për çmimin e telefonit ende nuk janë bërë të ditura, por sipas një raporti të ri nga Android Authority thuhet se Huawei Honor 7 pritet të kushtojë më pak se £200, por ky çmim pritet të jetë promocional.

Megjithatë, për ta bërë zyrtare lansimin e këtij modeli nga kompania kineze duhet pritur datën 27 gusht, dhe më pas do të dihen edhe karakteristikat harduerike dhe softuerike të Huawei Honor 7. (Telegrafi)