LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton Honor 7i me kamerën rrotulluese

Huawei prezanton Honor 7i me kamerën rrotulluese

Huawei e ka lajmëruar sot pajisjen e saj të re mobile, përkatësisht telefonin e saj të mençur Honor 7i, që vjen e pajisur me kamerën rrotulluese ‘flip-up’.

Sa herë të dëshironi selfie, krejt çka ju nevojitet të bëni është ta rrotulloni kamerën në anën e përparme.

Ideja megjithatë duket se nuk është krejtësisht e re, pasi kompania Oppo tashmë ka prezentuar një pajisje të ngjashme me kamerë rrotulluese për shkrepjen e selfieve.

Pasiqë kamerat e pasme janë zakonisht shumë më të zhvilluara në kualitet, mund të prisni që Honor 7i të ketë superioritet ndaj telefonave të tjerë sa i përket fotove selfie. Kamera 13 mega-pikselëshe e Honor 7i sjell sensor Sony Exmor dhe thjerrzë f2.0.
Kamera është e mbrojtur nga materiali safir, kështu që nuk do të jetë lehtësisht e thyeshme. (Telegrafi)