LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet iMac i ri nga Apple

Zyrtarizohet iMac i ri nga Apple

Në ngjarjen mediale që po zhvillohet në këto momente, Apple sapo ka lajmëruar një iMac të ri i cili vjen në dizajn komplet të ri, ultra të hollë, duke e bërë produktin e ri 80 % më të hollë se iMac paraprak.

iMac i ri do të vij me mundësi të zgjedhjes së modelit 21 inç ose 27 inç, dhe me tipare si dy mikrofon dhe kamerë FaceTime HD që mund të xhiroj video në 720p.

iMac i ri vjen poashtu me mundësi të zgjedhjes mes procesorëve Intel Core i5 ose Core i7. Pajisja posedon memorie të brendshme Fusion Drive qe është kombinim i SSD dhe ‘hard drive’ dhe RAM memorie deri në 32gb.

Kjo pajisje do të dal në shitje në dhjetor. Lista e plotë e specifikave të produktit do të jetë e gatshme nga Apple në orët në vijim. /Telegrafi/