LAJMI I FUNDIT:

Samsung Nexus 10 të debutoj nga Google më 29 tetor

Samsung Nexus 10 të debutoj nga Google më 29 tetor

Google do të zbuloj para mediave dhe publikut, pajisjen e saj të re Samsung Nexus 10 në një ngjarje mediale në Nju Jork më 29 tetor.

Në të njejtën ndodhi, pritet që kompania të shfaq edhe produkte tjera shtesë të bazuara në teknologjinë e Google. Një burim i ka thënë ueb sajtit The Next Web që Nexus 10 ishte parë në një video të inqizuar në takimet e brendshme të Google.

Në këtë video ishte thënë se produkti planifikohet të shfaqet për publik më datë 29 tetor. Nexus 10 pritet të ketë ekran 10.1 inç me rezolucion 2560×1600 dhe do të jetë i përdorshëm përmes sistemit operativ Android 4.2.

Ndër tiparet e reja të Android 4.2 është mundësia e përfshirjes së shumë llogarive për të mundësuar ndarjen e të dhënave. Softueri mundëson edhe opsionin panorama për fotografi.


Më herët është raportuar se Nexus 10 do të ketë procesor ARM Cortex-A15 nga Samsung si dhe kamerë 5megapiksel. Videoja e mbrendshme e kompanisë gjithashtu raporton se Google planifikon të shfaq edhe dy produkte tjera në po të njejtën ngjarje.

Nexus 7 me memorie të mbrendshme prej 32gb si dhe LG Nexus 4 janë pajisjet që do t’i shtohen listës së produkteve të reja të Google.

Siç ju kemi informuar edhe më parë, Nexus 4 pritet të ketë procesor quad-core (katër-bërthamor) 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon, me 2gb RAM memorie dhe sistem operativ Android 4.2. /Telegrafi/