LAJMI I FUNDIT:

Samsung përgatit linjën e re të telefonave – Galaxy O

Samsung përgatit linjën e re të telefonave – Galaxy O

Vitin e kaluar, Samsung i ka zbuluar linjat e reja të telefonave të saj të mençur sikurse Galaxy A, Galaxy E dhe Galaxy J, dhe me sa duket kompania jugkoreane ende nuk e ka përfunduar punën e linjat e reja të telefonave të mençur.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga SamMobile, gjiganti Korean është duke punuar në linjën e re të telefonave të saj të cilët do ti përkasin serisë Galaxy O.

Raporti përmend se Samsung është duke punuar në dy modele të reja të telefonave me numër serik SM-G550 dhe SM-G600, që do të lansohen si Galaxy O5 dhe Galaxy O7.

Sipas burimeve thuhet se këto modele do të jenë mesatare por me gjuhë të re të dizajnit sikurse linja Galaxy A. (Telegrafi)