LAJMI I FUNDIT:

Nexus 5 “pozon” për Google+

Nexus 5 “pozon” për Google+

Fotoja e parë ‘live’ e Nexus 5 2015 është publikuar në Google+. Kjo foto zbulon pjesën e pasme të pajisjes, që zbulon sensorin e kamerës si dhe skanerin e gjurmëve të gishtërinjve.

Një ngjitës në pajisje shkruan “Nuk është për shitje”, që e bën të kuptohet edhe më shumë se kjo është foto e vërtetë e pajisjes së re nga LG.

Sa i përket specifikave, thashethemet e fundit na bëjnë të ditur se Nexus i ri do të ketë ekran të madhësisë me variante prej 5.2 deri në 5.7 inç, më i madhi nga të dy i prodhuar nga Huawei.

Këto dy pajisje pritet të kenë port USB Type-C dhe speaker stereo.


Gjatë javëve në vazhdim do të kemi detaje të reja mbi pajisjen, pasi konferenca mediale e kompanisë do të mbahet në tetor të këtij viti. (Telegrafi)