LAJMI I FUNDIT:

HTC largon 15 për qind të fuqisë së saj puëntore

HTC largon 15 për qind të fuqisë së saj puëntore

HTC njoftoi për planet për një ristrukturim të madh të kompanisë, duke përfshirë edhe shkurtimin e 15 për qind të fuqisë punëtore në nivel global.

Me rrëshqitjet e fundit të shitjeve, kompania tajvaneze tha se ka për qëllim për t’i zvogëluar shpenzimet operative me 35 për qind.
Ristrukturimi përfshin krijimin e njësive të reja të biznesit në mënyrë që të përqëndrohet më shumë në rritjen e fushave fitimprurëse kyçe, siç janë telefonat e mençur premium, realiteti virtual, dhe produktet tjera të lidhura.

"Ne kemi nevojë për një organizatë fleksibile dhe dinamike për tu siguruar që ne mund të përfitojnë nga të gjitha mundësitë e dhëna në hapësirën e tregut" tha CEO i kompanisë, Cher Wang. (Telegrafi)