LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung sjell Galaxy Note 5

Zyrtare: Samsung sjell Galaxy Note 5

Bashkë me Samsung Galaxy S6 Edge+, Samsung sot e ka prezantuar zyrtarisht fabletin e shumë-përfolur Galaxy Note5, i cili është ndikuar nga vetë Galaxy S6 thotë Samsung.

Galaxy Note5 vjen me lapsin digjital S Pen, ekranin me 5.7” në dizajnin më të hollë, me korniza më të holla dhe pjesë të prapme paksa të lakuar.

Fableti më i ri nga Samsung vjen edhe me 4GB RAM, ndërsa lapsi digjital ofron funksionin e hapjes dhe përdorimit të tij vetëm me një klikim të thjeshtë. (Telegrafi)