LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi prezanton Redmi Note 2

Xiaomi prezanton Redmi Note 2

Xiaomi e ka lansuar zyrtarisht pasardhësin e Redmi Note.

Dhe disa ndër specifikat kryesore të Redmi Note 2 janë; ekrani në full-HD, si dhe procesori i ri i MediaTek MT6795 Helio X10 SoC me 8 Cortex A53 core në 2.2GHz, PowerVR G6200 GPU, 2GB RAM, 16GB memorje të brendshme, kamerën kryesore prej 13MP, kamerë të përparme me 5MP.

Ndër të tjera Redmi Note 2 ofron edhe lidhjen për Wi-Fi ac, dual-SIM 4G dhe baterinë me 3,020mAh. Pajisja më e re mobile nga Xiaomi do të ofrojë MIUI 7 të ndërtuar mbi Android 5.1 Lollipop.

Modeli më bazik i Note 2 me lidhjen për 4G për SIM kartelën e parë dhe atë 3G për numrin e dytë SIM (TDD-LTE dhe TD-SCDMA) shitet për një çmim shumë të ulët prej 128 dollarëve. (Telegrafi)