LAJMI I FUNDIT:

Studim shkencor: Fëmijët nën 10-vjet nuk duhet të përdorin telefon celular

Studim shkencor: Fëmijët nën 10-vjet nuk duhet të përdorin telefon celular

Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët duhet të informohen në lidhje me rreziqet e përdorimit të telefonave celularë.

Sipas psikiatrit për fëmijë në spitalin psikiatrik të fëmijëve në Cleveland, Jou Osterman, fëmija duhet të informohet për rreziqet që kanë pajisjet celulare. Ai gjithashtu thekson se është e nevojshme që ti shpjegohet fëmijëve se si të tejkalojnë këtë rrezik dhe të kuptojnë rregullat e përdorimit të duhur të telefonit.

Nga hulumtimi që është kryer rezulton se fëmijët më të vegjël se 10 vjeç nuk duhet të përdorin telefonin celular, raporton AA, transmeton Telegrafi.

Theksohet se prindërit fillimisht fëmijëve duhet t’ju shpjegojnë pasojat e sjelljes së papërshtatshme dhe t’ju tregojnë shembuj nga jeta reale.


"Gjithmonë u them prindërve që të monitorojnë dhe të jenë të informuar për atë se çka po ndodh me jetën e fëmijës, në mënyrë që të jenë të relaksuar kur të diskutojnë me ju, nëse ka ndonjë problem", tha eksperti. Ai vuri në dukje se prindërit duhet të vendosin kufijtë për përdorimin e telefonit celular, dhe në qoftë se fëmija rebelohet, përsëri nuk duhet të lejojnë përdorimin e telefonit celualar.