LAJMI I FUNDIT:

LG shet 14.1 milionë telefona për tre muaj

LG shet 14.1 milionë telefona për tre muaj

LG i ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë të 2015, dhe kompania jugkoreane ka thënë se shitjet e saj të telefonave mobil kanë rënë në 14.1 milionë njësi për tremujor e fundit, nga 15.4 milionë sa ishin në tremujorin e parë të 2015.

Profiti i kompanisë ka qenë 206 milionë për tremujor, ndërsa të hyrat e përgjithshme kanë rënë për 7.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ndërsa tremujori i dytë ishte më i vështirë se sa pritej, LG është e bindur se mund të rikuperohen humbjet në terren në tremujorin e tretë me produkte të reja konkurruese dhe iniciativa më efektive të marketingut” thuhet në njoftimin e LG. (Telegrafi)