LAJMI I FUNDIT:

Motorola prezanton zyrtarisht Moto G

Motorola prezanton zyrtarisht Moto G

Motorola Moto G (gjenerata e tretë) është prezantuar zyrtarisht, për t’i dhënë fund thashethemeve të shumta për specifikat e mundshme të tij.

Motorola Moto G sjell 2GB RAM, por jo të gjitha variantet e këtij modeli. Janë dy opsione prej të cilave mund të zgjedhet – njëri me 2GB dhe tjetri me 1GB RAM.

Më pas, aty është edhe microSD kartela e cila mundëson zgjerimin e hapësirës së brendshme për 32GB.

Ekrani i telefonit vjen me 5 inç dhe i njëjti është i mbrojtur me Gorilla Glass 3. Procesori i telefonit sjell Snapdragon 410 1.4GHz quad-core dhe Adreno 306 GPU.


Moto G ofron edhe lidhjen për rrjetin LTE, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS, si dhe Android 5.1.1. Kamera kryesore e telefonit ofron 13MP, me dual-LED dhe dual-tone flash. Në pjesën e përparme është kamera me 5MP. (Telegrafi)