LAJMI I FUNDIT:

Lava Pixel V1 bazohet në Android One

Lava Pixel V1 bazohet në Android One

Në partneritet me Lava Mobiles, Google e ka lansuar gjeneratën e dytë të telefonit të telefonit që bazohet në Android One në Indi, përkatësisht modelin Lava Pixel V1.

Telefoni do të jetë në dispozicion përmes Flipkart, ndërsa datat e lansimit zyrtar në treg ende nuk janë zyrtarizuar.

Siç është thënë dje, Pixel V1 ofron ekranin me 5.5-inç në 720p, procesorin 1.3GHz quad-core MediaTek MT6582 SoC, 2GB RAM, 32GB memorie të brendshme, microSD, kamerën kryesore me 8MP, 5MP në anën frontale, lidhjen për Wi-Fi 802.11 b/g/n, 3G, Bluetooth 4.0 dhe baterinë me 2,650mAh.