LAJMI I FUNDIT:

Telefoni që mban 90 ditë bateri (Foto)

Telefoni që mban 90 ditë bateri (Foto)

Keni probleme me baterinë e telefonit? Nuk iu mban më shumë se 2-3 ditë? Tani erdhi koha që të mos shqetësoheni sepse iu vjen në ndihmë Janus One.

Janus One është telefoni që ju nuk mund të keni probleme me baterinë. Ky telefon inteligjent mban 90 ditë bateri, e thënë ndryshe 3 muaj nëse nuk përdoret shumë ose12 orë nëse flisni pa ndërprerje.

Bateria e këtij telefoni është me kapacitet 1500mAh, si dhe ka funksione të tjera të dobishme pasi mund të përdoret edhe si ushqyes për pajisjet e tjera. Është një pajisje relativisht e vogël me madhësinë e një karte krediti dhe është vetëm 5.5 mm e hollë. Telefoni mund të përdoret edhe si ushqyes për pajisjet e tjera.

Ai mund të përdoret për të bërë telefonata ose për të dërguar mesazhe tekst. Janus One mund të blihet në Kickstarter për 69 dollarë. Telefoni ofrohet në tre ngjyra dhe do të dalë në treg në shtator 2015.