LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e reja për Moto X

Rrjedhin detajet e reja për Moto X

Motorola së shpejti pritet ta prezantojë modelet e reja të telefonave në Android javën e ardhshme, duke përfshirë edhe modelin e ri Moto X, i cili do të vijë së bashku me Moto G.

Moto X (2015) me siguri se do të jetë njëri ndër modelet e reja në Android të cilin duhet ta konsideroni këtë vit.

Sipas raporteve të reja thuhet se telefoni i ri nga Motorola do të sjell një kamerë të mirë për fotot selfie, si dhe sensorin për gisht, por këto detaje ende duhet të konfirmohen.

Moto X pritet të vijë në disa opsione të ngjyrave, duke përfshirë edhe variantin e artë, të zi dhe të bardhë. (Telegrafi)