LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 35 për qind më shumë iPhone

Apple shet 35 për qind më shumë iPhone

Apple raportoi të ardhurat për tremujorin e tretë të saj fiskal deri në qershor të këtij viti, kohën kur kompania tha se është rritur deri në 33 për qind nga viti në vit, për të arritur në 49.6 miliardë dollarë, që është shifër më mirë se parashikimi fillestar i kompanisë.

Fitimi neto i Apple ishte rritur ndjeshëm, në 10.7 miliardë dollarë ose 1.85 dollarë për aksion, krahasuar me 7.7 miliardë dollarë ose 1.28 dollarë për aksion sa kishte në tremujorin e parë të vitit.

Rritja e Apple është ushqyer nga shitjet e vazhdueshme dhe të forta të iPhone, telefonit të famshëm që u shit në 47.5 milionë njësi dhe ka gjeneruar të ardhura prej 31.4 miliardë dollarëve për kompaninë.

Njësia e shitjes u rrit me 35 për qind nga një vit më parë, por ishte 22 për qind nga tremujori i dytë fiskal.


iPad është shitur në 10.9 milionë njësi në tremujor, apo 18 për qind me pak nga viti në vit dhe 13 për qind më pak se në tremujorin e kaluar, ndërkohë që shitjet e Mac u rritën për 9 për qind në bazë vjetore dhe 5 për qind kundrejt tremujorit të dytë me 4.8 milionë njësi. (Telegrafi)