LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson tabletën “tmerrësisht” të hollë

Samsung lanson tabletën “tmerrësisht” të hollë

Ne kemi dëgjuar për telefonin e mençur Samsung Galaxy A8 që një kohë të gjatë, por tani kjo fabletë është prezantuar zyrtarisht nga kompania.

Galaxy A8 është telefoni më i hollë nga gjiganti Samsung me vetëm 5.9mm. Kjo fabletë vjen me ekran 5.7 inç 1080p, procesor tetë bërthamor Snapdragon 615, 2GB RAM, kamerë frontale 5 megapiksel dhe kamerë prapa 16 megapikse.

Ky telefon ka njëkohësisht bateri 3050mAh, skaner për njohjen e shenjave të gishtave dhe rrjetin 4G. Aktualisht pajisja është në dispozicion vetëm në Kinë, por pritet që së shpejti të debutojë edhe në tregun evropian.