LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton modelin e ri – G4 Beat

LG prezanton modelin e ri – G4 Beat

LG e ka zbuluar modelin e saj më të ri të telefonit, të cilin e ka quajtur G4 Beat dhe e ka future atë në mesin e modeleve mesatare të telefonave të mençur mobil.

Modeli që më herët ishte publikuar si LG G4 S, siç sugjeron edhe emri është një variant tjetër i telefonit kryesor të kompanisë për momentin – LG G4.

LG G4 Beat vjen me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 615, 1.5GB RAM, 8GB memorie dhe ekranin me 5.2" në 1080p IPS LCD.

Telefoni mbështetet në Android 5.1.1 Lollipop me LG UX 4.0.


Në shumicën e vendeve, pajisja do të ofrojë kamerën me 8MP dhe Laser Auto Focus, ndërsa në tregjet e zgjedhura të Amerikës Latine përdoruesit do të marrin të njëjtin model me kamerë 13MP. Kamera frontale sjell 5MP me Shot Interval.

Bateria e telefonit sjell 2300 mAh, ndërsa telefoni mbështet edhe rrjetin 4G LTE. (Telegrafi)