LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh fotografia e Samsung Galaxy A8

Rrjedh fotografia e Samsung Galaxy A8

Një fotografi e Samsung Galaxy A8 është shfaqur në një broshurë, së bashku me specifikat e telefonit që pritet të lansohet nga Samsungu.

Galaxy A8 pritet të ketë ekran 5.66-inç Super AMOLED me rezolucion Full HD 1920×1080 pixels. Pajisja do të jetë e fuqizuar nga procesori octa-core dhe 2 gigabajt RAM memorie.

Specifikat tjera përfshijnë memorien e brendshme 32 gigabajt me mundësi zgjerimi deri në 128 GB me ndihmën e microSD. Galaxy A8 do të operojë me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop dhe do të ketë rrjetin Cat 6 LTE.