LAJMI I FUNDIT:

A është ky tableti Google Nexus?

A është ky tableti Google Nexus?

Faqja e famshme e telefonave, Phone Arena, ka pranuar disa fotografi të cilat aludojnë se pajisja e cila është paraqitur në internet, është ajo e tabletit të ri të Google, Nexus Tablet, i cili do të prodhohet nga Asus.

Sipas raporteve të PhoneArena, tableti i Google do të vijë me Android 4.1 dhe procesorin e fuqishëm të NVIDIA Tegra 3.

Megjithatë, ne shpresojmë që së shpejti do të publikohën më shumë informacione për tabletin e ri të Google, Nexus Tablet, në konferencën e zhvilluesve të kompanisë të njohur si Google I/O, ndërsa nëse kjo ndodh me siguri se lajmin do ta kenë fillimisht në rubrikën tonë të teknologjisë. / Telegrafi /