LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy A8 debuton më 17 korrik

Samsung Galaxy A8 debuton më 17 korrik

Samsung thuhet se është bërë gati për lansimin e modelit të saj më të ri Galaxy A8 në Kinë, dhe ky debutim në treg pritet të ndodhë më 17 korrik, dhe fillimisht do të bëhet në Kinë.

Dje gjatë ditës në internet janë shfaqur pamje të reja të telefonit, i cili ka dizajn shumë të hollë dhe korniza gjithashtu të holla, ndërsa përmasat e hollësisë së këtij telefoni arrijnë në vetëm 5.94mm.

Sipas një blogu francez thuhet se Galaxy A8 do të shitet për një çmimi që arrin në 439 euro, dhe ofron ekranin me 5.7-inç në 1080p Super AMOLED, octa-core Snapdragon 615 SoC, 2GB RAM, 16GB memorie, microSD port (deri në 128GB), kamerën kryesore 16MP ISOCELL me f/1.9 lens, atë frontale me 5MP, baterinë me 3,050mAh. (Telegrafi)